Funksionarë të lartë të BE-së e dënuan sulmin e armatosur kundër komunitetit hebraik në Australi
- Përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian sot e kanë shprehur zemërimin e tyre për sulmin vdekjeprurës në plazhin Bondi në Sidnei, i cili kishte në shënjestër ngjarjen hebraike në natën e parë të festës Hanuka.
- Post By Besnik Shuki
- 13:53, 14 dhjetor, 2025
Bruksel, 15 dhjetor 2025 (MIA) - Përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian sot e kanë shprehur zemërimin e tyre për sulmin vdekjeprurës në plazhin Bondi në Sidnei, i cili kishte në shënjestër ngjarjen hebraike në natën e parë të festës Hanuka.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, në mediat sociale u shpreh se ishte "e tronditur" nga sulmi.
"Evropa qëndron me Australinë dhe komunitetet hebraike kudo. Ne qëndrojmë të bashkuar kundër dhunës, antisemitizmit dhe urrejtjes", shkroi ajo në platformën "X".
Deklarata të ngjashme dhanë edhe kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolla dhe shefja e BE-së për Politikës së Jashtme Kaja Kallas.
Kallas tha se "akti i tmerrshëm i dhunës kundër komunitetit hebraik duhet të dënohet pa mëdyshje".
Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Johanes Vadeful, po ashtu shprehu tronditje pas sulmit vdekjeprurës në Sidnei, të cilin autoritetet australiane e kanë quajtur "akt terrorist që synon komunitetin hebraik".
Sipas personave zyrtarë, në sulmin jetën e kanë humbur të paktën 12 persona, përfshirë një nga sulmuesit. Qindra njerëz janë mbledhur në plazhin e famshëm për të shënuar fillimin e festës hebraike Hanuka. bsh/
Foto: DPA