• e shtunë, 23 nëntor 2024

FT: "Fajzer" dhe "Biontek" i ofruan BE-së të paguaj gjysmën e çmimit të secilës dozës të vaksinës për Kovid-19 nga e cila heq dorë

FT:

Londër, 30 prill 2023 (MIA) - "Fajzer" dhe "Biontek" i dhanë propozim të ri BE-së lidhur me sasitë e mëdha të vaksinave kundër koronavirusit të porositura nga Brukseli, sipas të cilave vendet-anëtare kanë paguar gjysmë çmimi, ose rreth 10 për qind për secilën prej 70 milionë dozave prej të cilave BE-ja heq dorë, shkruan sot "Fajnanshëll tajms". 

Shtesë, ndryshimet e marrëveshjes do t'i mundësojnë BE-së të transferohet në vaksina më të reja të përshtatura me "të gjitha variantet e ardhshme të Kovid-19", shtohet në shkrim.

BE negocion me të dyja kompanitë farmaceutike për uljen e numrit të dozave të vaksinës që Brukseli zotohet për ta blerë këtë vit jo më shumë se 500 milionë, si kthim që BE-ja të paguar çmim më të lartë për një dozë.

Bisedimet vijnë në kohën kur Bashkimi Evropian planifikon t'i shqyrtojë ligjet të cilat e rregullojnë industrinë farmaceutike në vlerë prej 148 miliardë dollarësh. BE shpreson se legjislativa e re do të mund t'i jetësojë këto investime dhe ta përhapë qasjen në barëra të lira për shkak të buxheteve shëndetësore të vendeve-anëtare të dala nga pandemia. Tani për tani nuk ka koment nga Fajzeri.

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR