• e shtunë, 23 nëntor 2024

Fronti Evropian: Afrim Gashi urdhëron Ilire Dautin të thëret mbledhjen e komisionit për ligjin e branitellave

Fronti Evropian: Afrim Gashi urdhëron Ilire Dautin të thëret mbledhjen e komisionit për ligjin e branitellave

Shkup, 12 shtator 2024

Krekosjet e tyre janë vetëm tentim për mashtrim. 

VLEN jo vetëm që nuk bllokon, jo vetëm që dje bëri kuorimin, por kryetari i tyre, Afrim Gashi edhe urdhëron me shkresë, kryetaren e komisionit amë, Ilire Dauti, që ta thëras mbledhjen e komisionit për ligjin e "branitellave". 

Kjo demaskon qartë mashtrimet e deputetëve të pushtetit jolegjitim.

"Unë nuk punoj me urdhëra, as të Gashit, as të shefit të tij Mickoskit. Sa të jem unë kryetare komisioni branitellat NUK KALOJNË!", është përgjigjur Ilire Dauti.

Fronti Evropian 

________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Fotografia: Fronti Evropian

QËNDRONI TË LIDHUR