• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fronteks: Rritje e ndjeshme në vendkalimet ilegale drejt BE-së në vitin 2023

Fronteks: Rritje e ndjeshme në vendkalimet ilegale drejt BE-së në vitin 2023

Bruksel, 16 janar 2024 (MIA) - Numri i kalimeve ilegale në kufirin e jashtëm të BE-së në vitin 2023 ka qenë afër 380.000 sipas përllogaritjeve paraprake në Fronteks.

Ky shënon nivelin më të lartë që nga viti 2016 dhe paraqet rritje prej 17 për qind krahasuar me shifrat e vitit 2022 që tregojnë për një rritje të vazhdueshme gjatë tre viteve të fundit.

Mesdheu Qendror ishte rruga më aktive e migrimit drejt BE-së, me dy nga çdo pesë kalime ilegale (41 për qind) në vitin 2023 e ndjekur nga Ballkani Perëndimor (26 për qind) dhe Mesdheu Lindor (16 për qind).

Sirianët vitin e kaluar kanë kryer mbi 100.000 kalime ilegale që është numri më i madh midis të gjitha kombësive. Pas tyre vijë shtetas të Guinesë dhe Afganistanit. Këto tre kombësi përbëjnë mbi një të tretën e të gjitha kalimeve ilegale të zbuluara. Të dhënat statistikore tregojnë se gratë kanë marrë pjesë me 10 për qind të numrit të përgjithshëm të kalimeve ilegale vitin e kaluar, ndërsa fëmijët me rreth 10 për qind. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR