• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fronteks: Në gjysmën e parë të vitit, emigracioni i paligjshëm në BE u rrit me 10 për qind

Fronteks: Në gjysmën e parë të vitit, emigracioni i paligjshëm në BE u rrit me 10 për qind

Varshavë, 31 korrik 2023 (MIA) - Emigracioni i paligjshëm në Bashkimin Evropian është rritur me 10 për qind në gjysmën e parë të vitit 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pjesa më e madhe e të ardhurve janë në rrugët e Mesdheut, njoftoi Fronteksi. 

Sipas Fronteksit, nga fillimi i vitit deri në fund të qershorit ka pasur 132.370 tentime për hyrje në territorin e BE-së jashtë vendkalimeve të rregullta kufitare, që është 10 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Në raportin e Fronteksit thuhet se kalimet në Mesdheun qendror u rritën me më shumë se një të tretën dhe përbënin gjysmën e totalit, pasi pati një rritje të mbërritjeve nga Tunizia në Itali.

Kontrabanda e paligjshme e emigrantëve në të gjitha rrugët e tjera drejt BE-së është ulur krahasuar me gjashtë muajt e parë të vitit 2022. qa/ fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR