• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Fronteks: Kalimet e paligjshme të kufijve të BE-së kanë arritur nivelin më të lartë që nga viti 2015

Fronteks: Kalimet e paligjshme të kufijve të BE-së kanë arritur nivelin më të lartë që nga viti 2015

Romë, 15 nëntor 2023 (MIA) - Agjencia Evropiane për Roje Kufitare dhe Bregdetare Fronteks ka njoftuar sot se numri i kalimeve të paligjshme në kufijtë e jashtëm të Bshkimit Evropian arriti në rreth 331.600 në 10 muajt e parë të këtij viti.

Ky është i numri më i madh i përgjithshëm  për periudhën e vitit 2015, me Mesdheun qendror që mbetet rruga më e ngarkuar e migrimit.

Agjencia e BE ka njoftuar se përmes rrugës së Mesdheut qendror, midis Afrikës së Veriutdhe Italisë, nga periudha e janarit deri në tetor arritën më shumë se 143.600 persona, që është numri më i madh i përgjithshëm në periudhën në fjalë për tetë vitet e fundit. Fronteksi theksoi se kalimet detare ende përfaqësojnë rrugë me rreziket më ekstreme.

"Të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (ONM) tregojnë se ky vitë në Detin Mesdhe janë paraqitur 2.468 persona të zhdukur, nga të cilët shumica lundruan përgjatë rrugës së Mesdheut Qendror", theksuan nga agjencia. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR