• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fronteks: Gati dyfish është rritur numri i emigrantëve të cilët kalojnë përgjatë Mesdheut qendror

Fronteks: Gati dyfish është rritur numri i emigrantëve të cilët kalojnë përgjatë Mesdheut qendror

Bruksel, 14 shtator 2023 (MIA) - Numri i mbërritjeve të jashtëligjshme të emigrantëve në Itali përmes Mesdheut nga Afrika e Veriut është rritur në gati 114.300 në periudhën nga janari deri në gusht, që është gati dyfish më shumë se në periudhën e njëjtë në vitin 2022, tregojnë sot të dhënat e agjencisë kufitare evropiane Fronteks.

Mijëra emigrantë të cilët e kalojnë Mesdheun qendror shkojnë nga Tunizia dhe Libia drejt Evropës dhe mbërrijnë në Itali.

"Ajo rrugë shumë e rrezikshme e emigrantëve për momentin përfaqëson gjysmën e mbërritjeve jo të rregullta në BE këtë vit", bën të ditur agjencia e BE-së. 

Emigrantët të cilët po mbërrijnë përmes Mesdheut qendror janë kryesisht nga Bregu i Fildishtë, Egjipti dhe Guinea. 

"Presioni i rritur i emigrantëve në këtë rrugë mund të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm, kontrabandistët i ulin çmimet për emigrantët të cilët shkojnë nga Libia dhe Tunizia në kontekst të konkurrencës së ashpër mes grupeve kriminale", bëhet e ditur në kumtesën e Fronteksit. 

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare të Emigrimit (IOM), që nga fillimi i vitit më shumë se 2.000 persona i kanë humbur jetët e tyre ose konsiderohen si të zhdukur duke bërë përpjekje që ta kalojnë vendkalimin. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR