• e enjte, 26 dhjetor 2024

Friden: Nuk duhet të humbasim njerëzit e Ballkanit Perëndimor

Friden: Nuk duhet të humbasim njerëzit e Ballkanit Perëndimor

Bruksel, 21 mars 2024 (MIA) - Evropa është një kontinent i paqes, stabilitetit dhe prosperitetit dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme të sigurohemi që të mos humbasim njerëzit e Ballkanit Perëndimor dhe BE-ja duhet t'i kushtojë vëmendje asaj që po ndodh në rajon, tha sot kryeministri i Luksemburgut, Luk Friden pas mbërritjes në Samitin e BE-së.

"Ata njerëz kanë vite që presin të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Ata nuk do të na bashkohen nesër, por negociatat u japin shpresë. Është elementi që inkurajon reformat në këto vende dhe besoj se në afat të mesëm të gjitha këto vende duhet të anëtarësohen në BE", theksoi Friden.

Sipas tij, zgjerimi është i rëndësishëm për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në kontinentin evropian, prandaj ky proces duhet të mbështetet.

"Ai proces duhet të bazohet në merita, por ne nuk duhet t'i lëmë këta njerëz vetëm dhe t'i përkushtohemi vetëm Ukrainës", shtoi Friden.

Prandaj, sipas tij, është e rëndësishme që liderët e BE-së sot të mbështesin rekomandimin e Komisionit Evropian dhe të marrin vendim për hapjen e negociatave me Bosnjë dhe Hercegovinën. sa/

Foto: EBS

QËNDRONI TË LIDHUR