• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fregata e marinës ushtarake greke lundroi në Detin e Kuq për të marrë pjesë në operacionin evropian "Aspides"

Fregata e marinës ushtarake greke lundroi në Detin e Kuq  për të marrë pjesë në operacionin evropian

Athinë, 27 shkurt 2024 (MIA) - Fregata "Idra" e marinës ushtarake greke që do të marrë pjesë në operacionin evropian "Aspides" në Detin e Kuq, mbrëmë vonë lundroi nga stacioni detar Salamina në destinacionin e saj përfundimtar, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit për Siguri Kombëtare të Greqisë me të cilin kryesonte kryeministri grek Kirjakos Micotakis u miratua pjesëmarrja e vendit në operacionin "Aspides" për mbrojtjen e lundrimit të lirë në rajonin e Detit të Kuq, ndërsa menjëherë pastaj ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias e vizitoi fregatën "Idra".

Vetëm pak orë përpara se fregata ta nisë udhëtimin drejt Detit të Kuq, Dendias theksoi se pjesëmarrja e "Idra"-s në operacionin evropian, "së bashku me ndërmarrjen e komandës së shtabit operativ nga ana e Greqisë me komandantin grek, para se gjithash u shërben interesave tona kombëtare".

Ai theksoi se "Greqia si forcë detare me një rol udhëheqës në detarinë botërore, i kushton shumë rëndësi nevojës të garantohet lundrim i lirë, si dhe jetën e marinarëve grekë", ndërsa paralelisht anëtarëve të ekuipazhit u porositi se me pjesëmarrjen jo vetëm që e promovojnë flamurin grek dhe evropian, por i shërbejnë qartë interesit kombëtar".

"Në interes të Greqisë është të marrë pjesë në përpjekjet e Bashkimit Evropian për promovimin e sigurisë, stabilitetit dhe paqes. Në interes të Greqisë është që të formojë një mjet të fortë mbrojtës të Bashkimit Evropian, ndërsa operacioni "Aspides", në të cilin ju jeni pjesëmarrës është operacioni më i madh ushtarak që Bashkimi Evropian e organizon në historinë e tij. Një operacion që ka udhëheqjen greke dhe emrin grek", tha Dendias.

Anëtarëve të ekuipazhit, përveç që u uroi të kthehen shëndoshë e mirë, ai bëri të ditur se kishte ndërmend t'i vizitonte, siç tha ai, atje ku do të jenë. sa/

foto: Ministria e Mbrojtjes e Greqisë

QËNDRONI TË LIDHUR