• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fredi Beleri u dënua me dy vite burg

Fredi Beleri u dënua me dy vite burg

Tiranë, 5 mars 2024 (MIA) - Gjykata speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Tiranë, sot pasdite i shqiptoi dënimin me burg në kohëzgjatje prej dy viteve Fredi Belerit, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar për "blerje votash".

Prokuroria speciale ndërkaq për të kërkoi dënim me burg prej 2 vite e gjashtë muajve. Sa i përket të akuzuarit tjetër, Fredi Kokaveshi, bashkëpunëtor i Belerit, SPAK-u kërkoi dy vite burg, por mori katër vite me kusht, sepse ka probleme shëndetësore, si fëmija i tij i mitur.

Beleri, pjesëtar i pakicë greke, u arrestua më 12 maj të vitit të kaluar, dy ditë para zgjedhjeve lokale. Edhe pse në paraburgim, ai u zgjidh kryebahskiak i qytetit të Himarës, kryesisht e populluar me pakicë greke.

"Ky është vendim politik, turp për gjyqësinë. Akuzat janë qesharake", deklaroi Beleri.

Në seancën gjyqësore përveç avokatëve të tij, morën pjesë ithtarët e tij, si de përfaqësuesi i ambasadës greke në Tiranë.

Athina zyrtare vazhdimisht kërkon lirimin e Belerit, duke akuzuar se bëhet fjalë për rast të montuar politik dhe kërcënoi se do ta bllokojë rrugën e Shqipërisë në BE që çoi drejt ftohjes së rpaorteve mes dy vendeve.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ato kërkesa i hodhi poshtë me arsyetimin se "qeveria nuk përzihet në jurisprudencë". ab/

QËNDRONI TË LIDHUR