Frederikseni: Kërcënimet e Trampit ndaj Grenlandës duhen të merren seriozisht
- Kryeministrja daneze Mete Frederiksen sot deklaroi se qëllimet e presidentit amerikan Donald Tramp për të marrë kontrollin e Grenlandës duhet të merren seriozisht. Në të njëjtën kohë, ajo përsëriti se edhe Danimarka edhe Grenlanda i hedhin poshtë kategorikisht ambicie të tilla.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:47, 5 janar, 2026
Kopenhagë, 5 janar 2026 (MIA) - Kryeministrja daneze Mete Frederiksen sot deklaroi se qëllimet e presidentit amerikan Donald Tramp për të marrë kontrollin e Grenlandës duhet të merren seriozisht. Në të njëjtën kohë, ajo përsëriti se edhe Danimarka edhe Grenlanda i hedhin poshtë kategorikisht ambicie të tilla.
"Fatkeqësisht, mendoj se deklarata e presidentit amerikan se e do Grenlandën duhet të merret seriozisht", deklaroi Frederiksen për Radion dhe Televizionin Danez.
Ajo shtoi se e kishte shprehur qartë qëndrimin e Mbretërisë së Danimarkës dhe kujtoi se Grenlanda disa herë ka bërë të ditur se nuk dëshiron të jetë pjesë e ShBA-së.
"Nëse ShBA sulmon një shtet tjetër anëtar të NATO-s, atëherë gjithçka merr fund", deklaroi gjithashtu Frederikseni.
Foto: Arkivi