• e enjte, 26 dhjetor 2024

Frederiksen: Shqipëria është partnere e vlerësuar për Danimarkën dhe aleate e besuar e NATO-s, ka mbështetjen tonë edhe për BE-në

Frederiksen: Shqipëria është partnere e vlerësuar për Danimarkën dhe aleate e besuar e NATO-s, ka mbështetjen tonë edhe për BE-në

Tiranë, 6 mars 2023 (MIA) -  Kryeministrja e Danimarkës, Mete Frederiksen, e cila, është për vizitë në Tiranë,  deklaroi se Shqipëria është partnere mjaft e vlerësuar për Danimarkën dhe një aleate shumë e besuar e NATO-s.

"Shqipëria është një partnere mjaft e vlerësuar për Danimarkën dhe ju jeni një aleat shumë i besuar i NATO-s. Në një kohë kur Bashkimi Evropian është më i rëndësishëm se kurrë më parë, unë shpresoj që ne të mund të ndërtojmë një partneritet edhe më të fortë dhe jam shumë e sigurtë që do ta bëjmë një gjë të tillë”, ka deklaruar Frederikseni, lajmëron ATSH-ja. 

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edia Rama, ka shtuar se vendi i saj do ta mbështesë  Shqipërinë në rrugën e integrimit, për hyrje në BE dhe e vlerësoi  Ramën për përkushtimin e tij për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. 

"Mendoj se ju jeni një nga zërat më të fortë në Evropë ku bëhet fjalë për rëndësinë  integrimit të plotë midis Ballkanit Perëndimor dhe pjesës tjetër të Evropës, ndërsa kjo  bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Para 10 ditëve e shënuam përvjetorin e parë të luftës në Ukrainë, ndërsa ju reaguat shumë ashpër lidhur me këtë çështje. Ishit një mbështetës i fortë i Ukrainës, kjo është një gjë e fortë. Të gjithë ne duhet të jemi të vetëdijshëm për situatën shumë të brishtë në shumë vende të Ballkanit Perëndimor. Mendoj se përkushtimi juaj ndaj vlerave europiane është i rëndësishëm dhe kjo është gjithashtu një pjesë shumë e fortë e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. E di që është një rrugë shumë e gjatë, por ne do t'ju mbështesim", tha Frederikseni.

 Për anëtarësimin në BE, Rama tha se “qëllimi nuk është anëtarësimi i shpejtë por plotësimi i kushteve për hyrje dinjitoze”.

 "Askush nuk bën më shumë, as Danimarka dhe as Shqipëria. Danimarka ka qenë shumë e drejtë ndaj nesh  dhe ne kemi një marrëdhënie shumë të veçantë dhe unë jam krenar për këtë. Nuk ka të bëjë për shpejtim të bëhemi anëtare,  por për  kryerjen e detyrave të shtëpisë siç duhet. Shfrytëzimi imkëtyre njohurive  dhe plotësimi i kapaciteteve të BE-së. Nëse nuk ke njohuri, nuk mund ta bëni atë. Nuk ka kompromis për standardet, por shumë më shumë për të qenit të hapur", tha Rama, duke shprehur mirënjohjen e madhe për mbështetjen e Danimarkës.

 Të dy thanë se kanë biseduar për tema të ndryshme për përparimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushën e investimeve dhe turizmit.

 Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për situatën shumë të brishtë në shumë vende të Ballkanit Perëndimor. Mendoj se përkushtimi juaj ndaj vlerave europiane është i rëndësishëm dhe kjo është gjithashtu një pjesë shumë e fortë e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

 Frederikseni është kryeministrja e parë daneze që ka vizituar Shqipërinë. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR