• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Frederiksen e ka ndrydhur qafën në sulmin

Frederiksen e ka ndrydhur qafën në sulmin

Kopenhagë, 8 qershor 2024 (MIA) - Kabineti i kryeministres daneze Mete Frederisken sot kumtoi se i është ndrydhur qafa në sulmin e djeshëm nga një burrë në qendër të Kopenhagës.

Pjesëmarrja e Frederiksen në aktivitetet e sotme është anuluar, ndërsa sipas kabinetit të saj, sulmi e ka tronditur, por ajo është në gjendje të mirë 

Frederiksen është sulmuar dje në sheshin Kultorvet në Kopenhagë, kur sulmuesi e ka shtyrë teksa ka kaluar pranë saj.

Burri (39), të cilin policia e arrestoi menjëherë për sulmin, sot duhet të paraqitet para gjykatës së qarkut në Kopenhagë. ls/ 

Foto. Kabineti i Frederiksen 

 

QËNDRONI TË LIDHUR