• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Frederiksen: Aeroplanët ushtarak danezë F-16 së shpejti do të nisen drejt Ukrainës

Frederiksen: Aeroplanët ushtarak danezë F-16 së shpejti do të nisen drejt Ukrainës

Stokholm, 31 maj 2024 (MIA) - Aeroplanët luftarak F-16 në pronësi të Danimarkës, transferi i të cilëve ishte dakorduar paraprkaisht, së shpejti do t'i dërgohen Ukrainës, deklaroi sot kryeminsitrja daneze, Mete Frederiksen në konferencën e përbashkët për shtyp të pjesëmarrësve në samitin e tretë Ukraina-Evropa Veriore.

Ajo theksoi se takimi i sotëm në Stokholm është porosi e fuqishme se të gjithë njerëzit në Evropën Veriore qëndrojnë fuqishëm përkrah Ukrainës.

"Porosia e dytë është shumë e qartë - duhet ta prëshpejtojmë dhe rrisim mbështetjen tonë për Ukrainën, sepse situata në fushëbetejë është mjaft kritike. Tani i kemi obligimet e sigurisë së të giitha vendeve evropiano-veriore. Ukrainës i dhamë ndihmë të madhe ushtarake dhe dëshirojmë t'i japim akoma më tepër. Së shpejti F-16 danezë do të nisen drejt Ukrainës", tha Frederiksen. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR