• e mërkurë, 21 janar 2026

Frederiksen: Është fakt se Danimarka dhe SHBA-ja kanë dallime fondamentale rreth së ardhmes së Grenlandës

Frederiksen: Është fakt se Danimarka dhe SHBA-ja kanë dallime fondamentale rreth së ardhmes së Grenlandës

Kopenhagë, 15 janar 2026 (MIA) – Kryeministrja daneze Mete Frederiksen konfirmoi se Danimarka dhe SHBA-ja kanë “dallime fundamentale” rreth së ardhmes së Grenlandës, në kushte të përpjekjeve të presidentit amerikan Donald Tramp që ta posedojë ishullin, njoftuan mediat. 

Uashingtoni dhe Kopenhaga u pajtuan të formojnë grup të punës, por “kjo nuk e ndryshon faktin se kemi dallime fondamentale, sepse vendosmëria e SHBA-së ta ndërmarrin kontrollin ndaj Grenlandës mbetet e pandryshuar”, tha ajo në deklaratë me shkrim për AFP. 

“Gjithsesi, kjo është situatë serioze, për çka vazhdojmë me përpjekjet tona që të parandalojmë të ndodhë ky skenar”, shtoi ajo. 

Shefi i diplomacisë daneze, Lars Leke Rasmusen, dje, gjithashtu, publikoi “dallim fondamental” dhe e kritikoi dëshirën e Trampit që ta “ndërmarrë” Grenlandën, pas takimit me përfaqësuesit amerikanë në Shtëpinë e Bardhë. 

“Ky nuk ishte takim i lehtë dhe do të doja të falënderoj dy ministrat (të Danimarkës dhe Grenlandës) për shprehjen e qartë të qëndrimit të Mbretërisë dhe përgjigjen e akuzave amerikane”, tha kryeministrja daneze. 

Kopenhaga, gjithashtu, dërgoi forca ushtarake në territorin autonom danez dhe mori mbështetje nga disa vende evropiane për shpërndarjen e misionit ushtarak. 

“Në kuadër të NATO-s ekziston konsensus se prania më e fuqishme e Arktikut është me rëndësi thelbësore për sigurinë evropiane dhe veriamerikane”, shtoi Frederiksen. 

“Danimarka investon dukshëm në kapacitete të reja arktike. Dhe do të doja ta përshëndes faktin se një numër i madh i aleatëve për momentin kontribuojnë për stërvitje të përbashkëta në dhe rreth Grenlandës”, shtoi ajo. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR