• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fransoa Oland: Trampi po përgatit kapitullimin e Ukrainës

Fransoa Oland: Trampi po përgatit kapitullimin e Ukrainës

Paris, 17 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp i cili premtoi se do t'i japë fund konfliktit mes Kievit dhe Moskës brenda 24 orëve, në fakt përgatit kapitullimin e Ukrainës, gjë që do ishte e patolerueshme për ukrainasit dhe poshtërues për evropianët, paralajmëroi sot ish presidenti i Francës, socialisti Fransoa Oland.

"Atë që Trampi e thotë edhe në afekt, e arrin në mënyrë të tepruar", ka thënë Oland i cili ushtronte funksionin e presidentit thuajse në të njëjtën kohë me Trampin në mandatin e tij të parë, transmeton Beta.

Oland vlerëson se "Trampi do të ndalojë së ndihmuari Ukrainën, gjë që do paraqesë problem në çekuilibrin e fuqisë, ndërsa më pas do t'i lejojë presidentit rus Vlladimir Putin të mbajë një pjesë të territorit që fitoi në ofensivat ruse më 2014 dhe nga viti 2022".

Sipas tij, Tramp më vonë do t'u thotë evropianëve se ata janë përgjegjës për sigurinë e pjesës tjetër të territorit të Ukrainës, si dhe për rindërtimin e vendit.

"Me pak fjalë, Tramp nuk përgatit paqen, por kapitullimin e Ukrainës", ka thënë ish presidenti i Francës.

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR