• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fransoa Olandi e rekomandoi qeverinë franceze që mos mbajë kurrfarë kontaktesh me Rusinë

Fransoa Olandi e rekomandoi qeverinë franceze që mos mbajë kurrfarë kontaktesh me Rusinë

Paris, 4 prill 2024 (MIA) - Ish presidenti francez Fransoa Oland sot rekomandoi  Qeverinë franceze të mos ketë "kurrfarë kontaktesh" me Rusinë  pasi Moska ka përdorur për qëllime propagandistike bisedën telefonike mes ministrit francez të forcave të armatosura Sebastien Lekornu dhe kolegun e tij rus Sergei Shojgu, publikuan mediat franceze.

"E shikuat se si Rusia ka shfrytëzuar nga biseda juaj dhe madje sugjeroi se Franca mund të ketë mbështetur sulmet në Moskë/.../. Rekomandimi  im është të mos ketë asnjë kontakt me Rusinë", tha Olandi në radio "Frans Enter".

Olandi ishte president i Republikës së  Pestë prej vitit 2012 deri në vitin 2017.

Pas sulmit në Moskë më 22 mars, ku humbën jetën 144 persona, ndërsa përgjegjësinë e mori grupi i Shtetit Islamik (SHI), ministri francez i Forcave të Armatosura Lekornut dje kanë marrë iniciativën për të zhvilluar një bisedë telefonike me kolegun e tij rus Shojgu. Ajo ishte biseda e parë në këtë nivel që nga tetori i vitit 2022.

Pas bisedës, kolegu i tij rus tha se të dy vendet ishin "përgatitur për të biseduar" për konfliktin në Ukrainë, një pretendim që Parisi e mohoi.

Ministria ruse e Mbrojtjes, gjithashtu, kumtoi se "shpreson" që shërbimet sekrete franceze të mos jenë përfshirë në sulmin në rajonin e Moskës.

"Duhet të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën ....... Sa më shumë ta ndihmojmë Ukrainën, aq më të mëdha janë shanset që ky konflikt të përfundojë”, tha Olandi.

"Ikja nga përgjegjësia nuk sjell paqe, por aftësia, kur përplasemi me regjimet autoritare, për të treguar se ka kufij dhe se kalimi i këtyre kufijve çon në pasoja të caktuara”, theksoi ish presidenti francez.rq/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR