• e shtunë, 23 nëntor 2024

Franca tërheq përkohësisht ambasadoren e saj nga Azerbajxhani shkaku i "konsultimeve"

Franca tërheq përkohësisht ambasadoren e saj nga Azerbajxhani shkaku i

Paris, 17 prill 2024 (MIA) - Franca i ka bërë thirrje ambasadores së saj në Azerbajxhan An Bojon "për konsultim", thuhet në kumtesën e djeshme të Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme, në të cilën thekson se muajt e fundit Baku ka ndërmarrë "veprime të njëanshme që dëmtojnë marrëdhëniet" me Parisin.

Presidenti Emanuel Makron "ka diskutuar me ambasadoren tonë për këtë çështje". "Ai shprehu keqardhje për veprimet e Azerbajxhanit dhe ka shfaqur shpresë se pala azerbajxhanase do të sqarojë synimet e saj", thuhet në kumtesën e MPJ-së franceze.

Marrëdhëniet midis Francës dhe Azerbajxhanit janë përkeqësuar në muajt e fundit, ndërsa shefi i shtetit azerbajxhanas Ialm Aliev ka kritikuar Parisin për mbështetjen e Armenisë në kontestin territorial midis Jerevanit dhe Bakut. rq/

Foto: arkivi i MIA-a

 

QËNDRONI TË LIDHUR