• e shtunë, 23 nëntor 2024

Franca prezantoi propozimet për uljen e tensioneve midis Izraelit dhe Hezbollahut

Franca prezantoi propozimet për uljen e tensioneve midis Izraelit dhe Hezbollahut

Jerusalem, 30 prill 2024 (MIA) - Autoritetet franceze sot kanë prezantuar propozimet e autoriteteve libaneze me qëllim të ulen tensionet midis Izraelit dhe grupit të militantëve proiranian Hezbollah, deklaroi ministri francez i Punëve të Jashtme Stefan Seruzhne, duke shtuar se Parisi zyrtarisht po përpiqet të ndërmjetësojë mes palëve në konflikt.

"Kishim disa propozime deri tek pala libaneze. Ne kemi rreth 20.000 francezë në Liban për të cilët lufta e vitit 2006 ishte veçanërisht dramatike, mes tjerash dhe kjo është arsyeja pse ne po bashkëpunojmë me Libanin", tha Sezhurne para takimit në Jerusalem me ministrin izraelit të Punëve të Jashtme, Israel Kac.

Sezhurne tha se propozimi i bazës franceze është të siguronte zbatimin e rezolutës 1701 të KB-së. Hezbollah tha se nuk do të hyjë në bisedime konkrete derisa të ketë një armëpushim në Ripin e Gazës ku lufta midis Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në muajin e shtatë.

Në gjashtë muajt e kaluar, në krahasim me luftën në Rripin e  Gazës, Izraeli dhe Hezbollahi libanez kanë shkëmbyer zjarr çdo ditë në të dy anët e kufijve. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR