• e premte, 27 dhjetor 2024

Franca përgatitet për greva të reja kundër reformave pensionale

Franca përgatitet për greva të reja kundër reformave pensionale

Paris, 7 shkurt 2023 (MIA) - Franca po përgatitet sot për greva të reja dhe protesta masive kundër reformës thellësisht jopopullore të pensioneve, një ditë pasi deputetët filluan të debatojnlë për ligjin kontrovers.

Presidenti Emanuel Makron e bëri reformën një element qendror të fushatës së tij të rizgjedhjes vitin e kaluar dhe është i vendosur ta zbatojë atë pavarësisht kundërshtimit të ashpër nga e majta politike dhe sindikatat, si dhe nga ppinioni i gjerë.

Protestat e planifikuara për sot janë të tretat tubime të tilla në mbarë vendin që organizohen që nga fillimi i vitit.

Sipas policisë, në protestat e javës së kaluar në të gjithë vendin kanë marrë pjesë 1.3 milionë persona, ndërsa sindikatat pohojnë se kanë marrë pjesë mbi 2.5 milionë njerëz. Megjithatë, këto ishin protestat më të mëdha të tilla në Francë që nga viti 2010.

Trenat dhe metroja e Parisit pritet të kenë sot sërish "çrregullim të rëndë", të lëvizjeve, njoftuan operatorët, me ç'rast pritet të anulohen rreth një e pesta e fluturimeve në aeroportin Orli në jug të kryeqytetit.

Greva të mëtejshme janë planifikuar për të shtunën, megjithëse sindikatat në operatorin hekurudhor SNCF thanë se nuk do të thërrisnin grevë gjatë fundjavës, një ditë pushimi në disa rajone.

Propozimi i Makronit do të rriste moshën e daljes në pension nga 62 në 64 - ende më e ulët se në shumë vende evropiane - dhe do të rriste numrin e viteve që njerëzit duhet të paguajnë kontributet e plota të pensionit.

Qëllimi i Macron është të nxjerrë sistemin e pensioneve nga deficiti deri në vitin 2030 duke gjetur rreth 18 miliardë euro kursime vjetore - kryesisht duke i detyruar njerëzit të punojnë më gjatë dhe duke i dhënë fund disa skemave të veçanta të pensioneve. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR