• e shtunë, 23 nëntor 2024

Franca nuk e njeh dëbimin e ambasadorit të saj nga Nigeri

Franca nuk e njeh dëbimin e ambasadorit të saj nga Nigeri

Paris, 26 gusht 2023 (MIA) - Franca mbrëmë kumtoi se nuk e njeh urdhrin që ambasadori i saj në Nigeri të largohet nga shteti i Afrikës Perëndimore, duke pasur parasysh se "puçistët nuk kanë autoritet" për të dhënë urdhra të tillë.

"Franca regjistron kërkesën e puçistëve," deklaruan për AFP nga Ministria e Punëve të Jashtme në Paris, duke shtuar se "puçistët nuk kanë autoritetin për ta bërë këtë kërkesë dhe marrëveshja e ambasadorit është marrë nga autoritetet e zgjedhura legjitime në Nigeri."

Regjimi ushtarak, i cili mori pushtetin me një grusht shtet në Niamej më 26 korrik, i dha sot ambasadorit francez Silven Ite 48 orë për të lënë territorin nigerian.

Arsyeja për këtë masë është se Ite thuhet se refuzoi të "përgjigjej thirrjes" për të marrë pjesë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Nigerit.

Autoritetet puçiste të Nigerit përmendën gjithashtu "veprime të tjera të qeverisë franceze, të cilat janë në kundërshtim me interesat e Nigerit", si arsye për dëbimin.

Franca beson se i vetmi autoritet legjitim në Niger mbetet presidenti i zgjedhur në mënyrë demokratike Mohamed Bazum, i cili u rrëzua me grusht shtet.

Bazum aktualisht po mbahet nga ushtria në arrest shtëpiak në Pallatin Presidencial në Niamej. ls/

Foto: Skrinshot

 

QËNDRONI TË LIDHUR