• e martë, 24 dhjetor 2024

Franca ka shpallur ditë zie për viktimat nga cikloni "Çido" në arkipelagun Majot

Franca ka shpallur ditë zie për viktimat nga cikloni

Paris, 19 dhjetor 2024 (MIA) – Presidenti francez Emanuel Makron e ka shpallur 23 dhjetorin Ditë zie kombëtare për viktimat nga cikloni katastrofal “Çido” i cili e shkatërroi arkipelagun Majot në Oqeanin Indian. 

“Ndajmë dhimbje të thellë me banorët e Majotit. Flamujt do të jenë në gjysmështizë, ndërsa në orën 11 ju bëjmë thirrje të gjithë francezëve që të bëjnë homazhe për të vdekurit”, deklaroi Makroni gjatë vizitës në arkipelag. 

Franca kërkoi ndihmë urgjente përmes mekanizmit evropian për mbrojtje civile, duke përfshirë 10.000 tenda dhe objekte për strehim të përkohshëm të të prekurve. 

Makroni paralajmëroi se do të qëndrojë në arkipelag që më mirë ta kuptojë situatën, ndërsa nesër do të vizitojë disa pjesë të arkipelagut. 

Sipas të dhënave fillestare, zyrtarisht janë regjistruar 31 të vdekur dhe rreth 1.400 të lënduar, por autoritetet kanë frikë nga pasojat shumë më serioze, sepse 70 për qind e popullatës është prekur seriozisht. fc/

Fotografia: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR