• e enjte, 26 dhjetor 2024

Franca ka lëshuar një paralajmërim të kuq për jugun e vendit, temperatura do të arrijë deri në 41 gradë

Franca ka lëshuar një paralajmërim të kuq për jugun e vendit, temperatura do të arrijë deri në 41 gradë

Paris, 22 gusht 2023 (MIA) - Franca ka lëshuar një alarm të kuq për rajonet jugore për shkak të motit jashtëzakonisht të nxehtë, ndërsa temperaturat pritet të arrijnë deri në 41 grarë Celsius në Luginën Rona.

Paralajmërimi u lejon autoriteteve lokale të anulojnë ngjarjet sportive dhe kulturore dhe të mbyllin hapësirat publike nëse është e nevojshme.

Departamentet e prekura nga alarmi i kuq përfshijnë Ronan, Dronin, Ardesh dhe Loarën e Epërme, kumtoi Meteo Frans.

Shërbimi meteorologjik francez tashmë për të gjashtën herë ka lëshuar paralajmërim të kuq në kuadër të programit të qeverisë për mbrojtjen e popullsisë në kushtet ekstreme të motit, por kjo është hera e parë për këtë vit.

"Jemi të përgatitur për këtë lloj ngjarjeje meteorologjike. Ne thjesht po përgatitemi për parandalimin. Mesazhi ynë për popullatën është kujdes maksimal. Temperaturat sot në pjesët jugore pritet të rriten nga 40 deri në 42 gradë", deklaroi ministri i Shëndetësisë Orelien Ruso. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR