• e martë, 03 mars 2026

Franca kërkon takim të Këshillit të Sigurimit të KB-së për konfliktin në Iran

Franca kërkon takim të Këshillit të Sigurimit të KB-së për konfliktin në Iran

 Paris, 28 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron bëri thirrje për takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të KB-së pas sulmeve të ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit dhe hakmarrjes së Teheranit, duke thënë se përshkallëzimi "duhet të ndalet".

"Franca bën thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara", ka shkruar Makron në X.

 "Përshkallëzimi aktual është i rrezikshëm për të gjithë. Duhet të ndalet", shtoi ai, duke paralajmëruar se një shpërthim lufte midis ShBA-së, Izraelit dhe Iranit do të kishte "pasoja të rënda për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare".

 

QËNDRONI TË LIDHUR