• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Franca kërkoi mbledhje urgjente të KS të KB-së për gjendjen në Liban

Franca kërkoi mbledhje urgjente të KS të KB-së për gjendjen në Liban

Nju-Jork, 24 shtator 2024 (MIA) - Franca kërkoi takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të KB-së në mënyrë që të bisedohet për situatën në Liban, ku po intensifikohen konfliktet me Izraelin, deklaroi ministri francez i Punëve të Jashtme, Zhan Noel Baro, cituar nga mediumet franceze.

"Në këtë moment mendoj për popullin libanez, pasi që sulmet izraelite morën qindra jetë civilësh, përfshirë edhe dhjetëra fëmijë. Këto konflikte në të dyja anët e Linjës së kaltër (vija për ndarje mes Izraelit dhe Libanit, e tërhequr nga Kombet e Bashkuara) dhe më gjerë në rajon duhet të ndalojë menjëherë", tha Baro nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.

"Franca u bën thirrje vendeve, dhe atyre të cilat i mbështesin, për deeskalim me qëllim që të evitohet shpërthimi i zjarrit rajonal që do të ishte katastrofik për të gjithë dhe para së gjithash për populaltën civile. Prandaj bëra thirrje për takim urgjent të Këshillit të Sigurimit lidhur me Libanin këtë javë", shtoi shefi i ri i diplomacisë franceze, i cili dje e mori funksionin.

"Në Liban, si dhe kudo, Franca do të mbetet tërësisht e mobilizuar për zgjidhje të krizave të mëdha të cilat e minojnë rendin ndërkombëtar" shfaqi bindje ai nga foltorja e AP të KB-së.

Ministria libaneze e Shëndetësisë mbrëmë vonë kumtoi se 492 persona, prej të cilëve 35 fëmijë dhe 58 gra, janë vrarë, ndërsa 1.645 janë plagosur në pjesët jugore dhe lindore të vendit si rezultat i sulmeve të pandërprera izraelite që dje në mëngjes. Ky është numri më i amdh i viktimave dhe viktimave në shunën që shpërtheu para pothuajse një viti.

Armata izraelite kumtoi se në 24 orët e fundit ka goditur mbi 1.300 caqe të grupit shiit Hezbollah në Liban. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR