• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Franca e futi të drejtën e abortit në Kushtetutë

Franca e futi të drejtën e abortit në Kushtetutë

Paris, 4 mars 2024 (MIA) - Parlamenti francez sot votoi për futjen e së drejtës së abortit në Kushtetutën franceze.

Shumica e nevojitur për këtë, prej tre të pestave, u arrit në takimin e dy dhomave të parlamentit në Versajë. Kundër votuan vetëm 72 deputetë, ndërsa "për" 780.

Kryeministri francez, Gabriel Atal në fjalimin e tij foli për "fajin moral" ndaj të gjitha grave që vuajtën.

"Na përndjekin vuajtjet dhe kujtimet e aq shumë grave të cilat me dekada vuajtën nga ajo që nuk mund të ishin të lira", theksoi ai, duke shtuar se është i kënaqur për shsktk të "përfundimit me sukses të betejës së gjatë".

Gjatë votimit, disa qindra aktivistë kundër abortit u tubuan në afërsi të Versajës për të protestuar kundër amandamenteve kushtetuese.

Kisha katolike, gjithashtu, në mënyrë të qartë bëri me dije se vazhdon t'i mohojë abortet.

Që të dy dhimat e parlamentit paraprakisht treguan mbështetje për mbrojtje kushtetuese të së drejtës së abortit.

Në Francë, prej vitit 1975 janë lejuar abortet deri në javën e dhjetë të shtatzënisë.

Prej atëherë, ligji ka ndryshuar dhe lejon që gratë të abortojnë deri në javën e 14-të të shtatzënisë, ndërsa shpenzimet për procedurën janë mbuluar me sigurimin shëndetësor. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR