• e enjte, 26 dhjetor 2024

Franca e akuzon Iranin se e ka shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurisë së KB-së për testimin e një rakete balistike

Franca e akuzon Iranin se e ka shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurisë së KB-së për testimin e një rakete balistike

Paris, 25 maj 2023 (MIA) - Franca sot e akuzoi Iranin se e ka shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurisë së KB-së pasi Teherani testoi raketë balistike me rreze të gjatë veprimi.

Irani e prezantoi gjeneratën e katërt të raketës balistike "Kalibri", me rreze veprimi prej 2.000 kilometrave që peshon 1.500 kilogramë, informon sot agjencia iraniane e lajmeve IRNA.

Ajo është më e reja në serinë e testeve të raketave balistike dhe lansimeve të satelitëve, për të cilat Parisi tha se janë shqetësuese duke pasur parasysh eskalimin e vazhdueshëm" të programit bërthamor të Teheranit. 

"Ato aktivitete janë gjithnjë e më shqetësuese në kontekst të përshkallëzimit të vazhdueshëm të programit bërthamor iranian", njoftoi Ministria franceze e Punëve të Jashtme. 

Rezoluta 2231 e Këshillit të Sigurisë së KB-së i bën thirrje Iranit që të mos kryejë kurrfarë aktivitetesh lidhur me raketat balistike të afta që të mbajnë armë bërthamore, por teksti nuk është mjaftueshëm i saktë dhe lë hapësirë për interpretime të ndryshme. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR