• e mërkurë, 17 korrik 2024

Franca do të jetë në anën e Finlandës dhe Suedisë në rast të agresionit

Franca do të jetë në anën e Finlandës dhe Suedisë në rast të agresionit
Paris, 16 maj 2022 (MIA)- Franca do të rreshtohet krah Finlandës dhe Suedisë në rast të agresionit, njoftoi Pallati i Eliseut pasi këto dy vende njoftuan se dëshirojnë të hyjnë në NATO, njofton korrespondenti i MIA-s. “Çdo shtet i cili do të tentojë të testojë solidaritetin evropian përmes kërcënimit ose agresionit mbi sovranitetin e tyre në çfarëdo mënyre, doemos të jetë i sigurt se Franca do të rreshtohet krah Finlandës dhe Suedisë”, shkruan presidenca franceze në kumtesën deri te mediat.

QËNDRONI TË LIDHUR