• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Franca dhe Gjermania nënshkruan marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë gjatë furnizimit me energji

Franca dhe Gjermania nënshkruan marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë gjatë furnizimit me energji
Berlin, 25 nëntor 2022 (MIA) - Shefat e qeverive të Francës dhe Gjermanisë sot në Berlin nënshkruan marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë për "garanci për furnizim me energji" në kohë kur çmimet po rriten. Janë planifikuar "masa konkrete", duke përfshirë edhe Francën që t'i ndihmojë Gjermanisë që ta ulë varësinë nga gazi rus përmes furnizimit me karburant të kaltër, ndërsa Gjermania do ta mbështesë Francën që "ta sigurojë furnizimin me energji elektrike në dimër", thuhet në deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga Elizabet Born dhe Ollaf Shollc. Për herë të parë në 42 vjet, Franca është importuese neto e energjisë elektrike për shkak të nivelit të ulët të prodhimit të energjisë elektrike nga termocentralet bërthamore. Që nga viti 1981, vendi ka qenë gjithmonë eksportues neto i energjisë elektrike për fqinjët e tij, pjesërisht falë energjisë së tij bërthamore, e cila siguron mbi 60 për qind të prodhimit të energjisë elektrike. Por që nga janari i këtij viti, Franca ka importuar më shumë energji elektrike sesa po eksporton, me çka gati gjysma e centraleve të saj bërthamore nuk punojnë për shkak të mirëmbajtjes së planifikuar, por ndonjëherë të gjatë. Niveli i ofertës duhet të jetë i mjaftueshëm që Franca pa probleme të kalojë në dhjetor, por për janarin ekziston rreziku i ndërprerjeve në rast të motit shumë të ftohtë nëse kërkesa nuk ulet. Marrëveshja e nënshkruar me Berlinin sot i formalizoi përpjekjet të cilat Gjermania i bën që nga mesi i nëntorit që "ta maksimizojë kapacitetin për ndërlidhje që është i kapshëm në treg". fc/

QËNDRONI TË LIDHUR