• e enjte, 26 dhjetor 2024

Franca dhe Gjermania i bënë thirrje Italisë t'i hapë portet e veta për rreth 1.000 emigrantë

Franca dhe Gjermania i bënë thirrje Italisë t'i hapë portet e veta për rreth 1.000 emigrantë
Milano, 4 nëntor 2022 (MIA) – Franca dhe Gjermania kërkuan nga qeveria e re italiane e kryesuar nga e djathta ekstreme të sigurojë një port të sigurt për thuajse 1.000 persona të shpëtuar nga grupet humanitare në Detin Mesdhe, prej të cilëve disa ishin në det mbi dy javë. Grupet humanitare të cilët kujdesen për këta emigrantë në tri anije në pjesën qendrore të Detit Mesdhe, paralajmëruan se kushtet janë duke u përkeqësuar pasi një pjesë e emigrantëve flenë në të ftohtë dhe shtojnë se përhapen sëmundje. Ministri i ri i Punëve të Brendshme të Italisë, Mateo Pjantedozi i vendosi disa masa për emigrantët, sipas së cilave grupet joqeveritare e kanë shkelur procedurën me atë që nuk i kanë koordinuar në mënyrë përkatëse aktivitetet e shpëtimit. Për këtë Italia i mbylli portet e veta. Ministri italian kërkoi të intervenojnë vendet ku janë regjistruar këto anije. Masat e reja të autoriteteve italiane, që nuk iu përgjigjën kërkesa të shumëfishta për pranimin e emigrantëve në port, e bllokuan aktivitetin e anijeve të shpëtimit për organizatat bamirëse në Detin Mesdhe. Autoritetet italiane lejojnë arritjen e emigrantëve të shpëtuar nga patrulla italiane. Ministri i Punëve të Brendshme i Francës, Zherald Darmanen sot deklaroi se e drejta ndërkombëtare tregon qartë se Italia, si porti më i afërt, "duhet ta lëshojë anijen" të lundrojë. Dermanen mendoi në anijen "Oushën Viking" me flamurin norvegjez me 234 njerëz, i drejtuar nga grupi "SOS Mediteran". Një prej selive të grupit është në Francë. "Nuk dyshojmë se Italia do ta presë anijen dhe se Italia do ta respektojë të drejtën ndërkombëtare", deklaroi Darmanen për BFMTV franceze. Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë dje kumtoi se ka kërkuar nga Italia shpejtë të intervenojë që t'i ndihmojë anijes nën flamurin gjerman me 179 persona në të. Kjo anije është në lindje të Sicilisë me 100 minorenë pa shoqërues, në mesin e të cilëve edhe një foshnjë shtatëmuajshe, kumtoi organizata bamirëse "SOS Hjumaniti". Darmanin tha se Franca dhe Gjermania i kanë thënë Italisë se janë të gatshëm t'i pranojnë një pjesë të emigrantëve me qëllim që Italia "të mos e bart barrën vetë". Në det është një anije të cilën e drejton "Mjekë pa kufij" nën flamurin e Norvegjisë, me 572 persona, prej të cilëve 60 minorenë pa shoqërim, ndërsa ka edhe familje me fëmijë dhe pleq.

QËNDRONI TË LIDHUR