• e martë, 24 dhjetor 2024

Franca dhe Britania e Madhe bënë thirrje për depërshkallëzimin e situatës në Liban, Gjermania evakuoi punonjësit nga ambasada e saj

Franca dhe Britania e Madhe bënë thirrje për depërshkallëzimin e situatës në Liban, Gjermania evakuoi punonjësit nga ambasada e saj

Paris, 30 shtator 2024 (MIA) - Ministri francez i Punëve të Jashtme Zhan - Noel Baro i bëri thirrje Izraelit të mos kryejë pushtim tokësor në Liban, duke shtuar se Franca do ta rrisë mbështetjen për armatën libaneze.

"I bëj thirrje Izraelit të përmbahet nga çdo lloj pushtimi tokësor dhe ta ndërpresë luftën. I bëj thirrje Hezbollahut ta bëjë të njëjtën gjë dhe të përmbahet nga çdo lloj aktiviteti që mund ta destabilizojë rajonin", deklaroi Baro gjatë vizitës në Liban.

Njëkohësisht, Britania u bëri thirrje të gjtiha vendeve të kërkojnë depërshkallëzim dhe armëpushim pas sulmeve ajrore izraelite në Liban.

"Ne fuqishëm mbështesim të drejtën e Izraelit të mbrohet. Por, mesazhi ynë shumë i qartë është tani të gjitha palët të përmbahen", tha zëdhënësi i kryeministrit Kir Starmer.

"Duhet të shmanget çdo përshkallëzim i mëtejshëm. Armëpushimi do ta sigurojë hapësirën e nevojshme për gjetjen e zgjidhjes politike që është e nevojshme që të sigurohet paqe në rajon", tha ai.

Gjermania kumtoi se tashmë e ka evakuuar personelin nga ambasada e saj në Liban, së bashku me familjet e të punësuarve dhe gjermanët e cenueshëm nga pikëpamja mjekësore. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR