• e shtunë, 23 nëntor 2024

Francë: Këshilli Kushtetues më 14 prill do të vendosë për kushtetutshmërinë e reformave pensionale

Francë: Këshilli Kushtetues më 14 prill do të vendosë për kushtetutshmërinë e reformave pensionale

Paris, 29 mars 2023 (MIA) - Këshilli Kushtetues i Francës do të marrë vendim për kushtetutshmërinë e reformës në sistemin pensional të premten, më 14 prill, "në fund të ditës, gjegjësisht shtatë ditë para afatit përfundimtar", thuhet në kumtesën e sotme të atij organi shtetëror me ndikim. 

Kur bëhet fjalë për reformat në sistemin pensional, Këshilli Kushtetues ose "këshilli i të urtëve" siç e quajnë në Francë, do të mund ta konfirmojë harmonizimin e tekstit të ligjit ose të ankohet për masa të caktuara, gjegjësisht ta censurojë tekstin në tërësi, informuan mediat franceze.

Në ndërkohë, nga kabineti i kryeministres franceze Elizabet Burn thonë se "pallati Matinjon (rezidenca kryeministrore) i pret sindikatat në fillim të javës së ardhshme" të cilat janë të gatshme të bisedojnë me pushtetin ekzekutiv për reformën në sistemin pensional.

Lideri i sindikatës së hekurudhave (SUD Rail) Erik Majer deklaroi se nuk do të ketë fund të protestave nëse Këshilli Kushtetues nuk e anulon tekstin e ligjit që ishte votuar në parlamentin francez.

Franca është i vetmi vend në botë i cili e kontrollon kushtetutshmërinë përmes një organi të veçantë shtetëror, Këshillit Kushtetues, i cili nuk është as institucion gjyqësor, e as institucion  politik, ndërsa vendimet të cilat i merr janë përfundimtare, ekzekutive dhe të detyrueshme për të gjithë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR