• e enjte, 26 dhjetor 2024

Françeska Albanezes do t'i ndalohet hyrja në Izrael dhe në territoret e okupuara palestineze

Françeska Albanezes do t'i ndalohet hyrja në Izrael dhe në territoret e okupuara palestineze

Tel-Aviv, 12 shkurt 2024 (MIA) - Raportueses së posaçme të KB-së për territoret palestineze, Françeska Albaneze do t'i ndalohet hyrja në Izrael, kumtuan sot në deklaratë të përbashkët ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Kac dhe ministri i Punëve të Brendshme, Moshe Arbel. Sipas Gardian-it, kjo deklaratë i referohet edhe territoreve të okupuara palestineze.

Siç shkruan "Xherusalem post", kjo deklaratë vjen pasi që Albaneze dje deklaroi se masakra e 7 tetorit është "përgjigje ndaj tiranizimit izraelit".

Albaneze që në prill të vitit të kaluar deklaroi se "nuk e përjashton mundësinë se mund të ketë dhunë nga ana palestineze", por nënvizoi se ai është "reagim ndaj provokimeve të vazhdueshme ndaj palestinezëve". ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR