• e diel, 24 nëntor 2024

Fqinjët e Sllovakisë do të patrullojnë në qiellin e saj, duke liruar MIG për Ukrainën

Fqinjët e Sllovakisë do të patrullojnë në qiellin e saj, duke liruar MIG për Ukrainën
Bratislavë, 27 gusht 2022 (MIA) – Sllovakia sot nënshkroi marrëveshje sipas të cilës anëtarët e NATO-s, Çekisë dhe Polonisë do ta monitorojnë qiellin e saj, ndërsa Bratislava i heq MIG-29 sovjetike, potencialisht duke i liruar për Ukrainën. Sllovakia kumtoi se është gati të dërgojë 11 MiG në Ukrainë, ushtria e së cilës një kohë të gjatë mbështetet në pajisjen e epokës sovjetike. Ukraina bëri thirrje për dërgesa shtesë nga vendet e NATO-s për ta rritur aftësinë e saj për të luftuar kundër forcave pushtuese ruse. Sipas marrëveshjes së sotme me fqinjët e Sllovakisë, Çekisë dhe Polonisë do ta monitorojnë qiellin e saj nga shtatori, ndërsa Sllovakia e pret dorëzimin e 14 aeroplanëve të F-16 të rinj nga prodhimi amerikan. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR