Forumi ruso-arab në Marakesh bëri thirrje për konferencë urgjente për çështjen palestineze
- Pjesëmarrësit e sesionit të gjashtë të Forumit Ruso-Arab për bashkëpunim në Marakesh bënë thirrje që urgjentisht të thirret një konferencë ndërkombëtare paqeje për çështjen palestineze.
Marakesh, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Pjesëmarrësit e sesionit të gjashtë të Forumit Ruso-Arab për bashkëpunim në Marakesh bënë thirrje që urgjentisht të thirret një konferencë ndërkombëtare paqeje për çështjen palestineze.
"Ministrat bëjnë thirrje të thirret konferencë paqeësore ndërkombëtare sa më shpejt të jetë e mundur. Në konferencë do të fillonte një proces i besueshëm paqeje i bazuar në të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Në deklaratë, Rusia dhe kombet arabe e dënuan "terrorizmin në të gjitha format dhe manifestimet, duke pohuar se të gjitha aktet e terrorizmit janë kriminale" dhe ranë dakord se synojnë të rrisin përpjekjet në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.
"Ministrat e punëve të jashtme të vendeve pjesëmarrëse u pajtuan që t'i forcojnë përpjekjet në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, për të parandaluar dhe shtypur përhapjen e ideologjive terroriste dhe ekstremiste, nxitjen e terrorizmit, si dhe rekrutim, financim dhe forma të tjera të mbështetjes për aktivitetet terroriste”, thuhet në deklaratë.
Pjesëmarrësit në Forum ranë dakord që të japin çdo lloj mbështetje për përpjekjet e vendeve arabe në luftën kundër terrorizmit dhe të ndihmojnë në rindërtimin e tyre për shkak të dëmeve të shkaktuara nga aktivitetet terroriste, si dhe për ta forcuar bashkëpunimin ruso-arab për ta luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin në nivel ndërkombëtar dhe nivel rajonal.
Në këtë tubim u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet vendeve arabe dhe Republikës Islamike të Iranit për parimet e fqinjësisë së mirë, mosndërhyrjen në punët e brendshme, respektim të parimeve të pavarësisë dhe sovranitetit të shteteve.
Në takim në Marakesh morën pjesë ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, si dhe shefat e diplomacisë së Marokut, Palestinës, Jemenit, Bahreinit, Sudanit, Libanit, Mavritanias dhe Egjiptit. qa/
Foto: EPA