• e enjte, 26 dhjetor 2024

Forumi politik në nivel të lartë BE-BeH kushtuar reformave evropiane

Forumi politik në nivel të lartë BE-BeH kushtuar reformave evropiane

Bruksel, 3 qershor 2024 (MIA) - Eurokomisari për politikë të fqinjësisë dhe zgjerim Oliver Varheji sot qëndron në Sarajevë, ku së bashku me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnja e Hercegovinës, Borjana Krishto bashkëkryeson me Forumin e tretë politik në nivel të lartë BE-BeH.

Në Forum do të marrin pjesë zëvendëskryetarët e Këshillit të ministrave, anëtarët e Kolegiumit të përbashkët dhe shefat e grupeve të deputetëve të Asamblesë parlamentare të Bosnja e Hercegovinës, kryeministrat e Federatës së BeH-së dhe të Republikës Sërpska, si dhe kryeministrat e dhjetë kantoneve të Federatës dhe kryetari i Distriktit Bërçko.

Siç kumtoi Eurokomisioni në Forum do të diskutohet për përpjekjet reformuese të Bosnja e Hercegovinës për zgjidhjen e të gjitha hapave relevant në rrugën evropiane në kontekst të vendimit të Këshillit Evropian t'i hapë negociatat për anëtarësim të BeH-së në BE.

"Në rekomandimin e tij nga tetori i vitit 2022 për statusin e kandidatit të Bosnja e Hercegovinës, Komisioni e konfirmoi përkushtimin e palëkundur t'i mbështesë përpjekjet e BeH-së në rrugën e saj evropiane. Kjo përpjekje përfshin angazhimin e mëtutjeshëm në dialogun politik dhe formimin e forumit politik në nivel të lartë për ndjekjen e zbatimit të hapave të theksuara në rekomandimin dhe raportin për përparimin e mëtutjeshëm", shtohet në kumtesë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR