• e premte, 27 dhjetor 2024

"Forumi i Prespës": Lidershipi, vizioni, pragmatizmi, integrimi, gjithëpërfshirja disa nga drejtimet kyçe për pajtimin në Ballkan

Strugë, 15 qershor 2023 (MIA) - Çështjet e pazgjidhura mes vendeve të Ballkanit mbeten një plagë që nuk shërohet dhe janë burim për manipulime politike, ndërsa vendosja e frikës dhe shpikja e armiqve është dëshmuar të jetë një mënyrë produktive për të fituar pushtetin dhe për të ruajtur pushtetin pa asnjë progres, tha zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, në sesionin e panelit "Pajtimi dhe demokracia si katalizator për ndryshimet në Ballkan" në kuadër të "Forumit të Prespës" të tretë që mbahet në Strugë.

"Asnjëri prej nesh nuk humbi asgjë nga Marrëveshja Kornizë, askush nuk humbi nga Marrëveshja e Prespës, askush nga ne nuk humbi asgjë nga marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Shteti, rajoni dhe ne të gjithë duam të njëjtën gjë - nevojitet edhe një hap plotësues për të arritur atje. Por, askush nuk mund të kontestojë ekzistencën e popullit maqedonas, gjuhës maqedonase dhe ekzistimit të vendit tonë. Bota nuk do të pushojë së ekzistuari pasi të marrim vendimet e nevojshme", tha Grubi.

Ai përkujtoi se janë pranuar të gjitha dëshirat dhe kërkesat e opozitës që VMRO-DPMNE të votojë për ndryshimet kushtetuese.

"Ajo që na duhet realisht është një rikthim i plotë i gjeneratës, të jemi një brez liderësh që do të ecë përpara, një brez i gatshëm për të pranuar  vlerat perëndimore...Ndryshimet e Ballkanit do të fillojnë kur të shohim se kutia e votimit është llogaria jonë e kursimit, ndërsa jo bankomati", tha Grubi.

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak e shfrytëzoi fjalimin e tij para panelistëve  të dërgojë thirrje te politikanët nga rajoni për t'ua lënë të kaluarën historianëve dhe të punojnë  në atë për të cilën janë zgjedhur, që është, siç tha ai, krijimi i një të ardhme më të mirë.

"Kultura e kompromisit është ajo që e bëri BE-në procesin integrues më të sukesshëm në historinë e njerëzimit, projekt i themeluar mbi dialog...Porosia ime e dytë për politikanët është të kenë në mendje se të gjithë mund të dalin si fitues përmes dialogut, i cili do të bëhet normë e Ballkanit", tha ai.

Lajçak theksoi gjithashtu nevojën e një vizioni  te politikanët lokal, se vizioni për anëtarësim në BE është këtu, ndërsa detyra e tyre mbetet ta kthejnë atë në realitet.

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin, tha se ajo që ndoshta i mungon më së shumti Ballkanit është pragmatizmi, për të kuptuar rrethanat dhe momentin historik... Ai tregoi gjithashtu nevojën që qytetarët në rajon me të vërtetë kanë mundësi ta ndjejnë sundimin e ligjit, parametri që bën dallimin mes demokracisë dhe shoqërive jodemokratike. Sipas Sarazin, ngjarjet aktuale në botë plotësosht kërkojnë nga të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të mos e humbin momentin historik...

Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnja e Hercegovinë, Kristian Shmit, në fjalimin e tij theksoi se politikat e mbrojtjes vetëm të interesave vetjake të vendeve të Ballkanit Perëndimor pa marrë parasysh interesat e të tjerëve nuk do të sjellin zhvillim të qëndrueshëm në rajon.

Në seancën e panelit u theksua gjithashtu se për zgjidhje të qëndrueshme afatgjata për vendet e Ballkanit Perëndimor, është ende e nevojshme të kultivohet kultura e njohurive se të gjitha vendimet e marra në rajon merren nga liderët e vendeve vetë, pra për të kapërcyer përshtypjen se janë disa zgjidhje të imponuara nga pala. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR