• e enjte, 26 dhjetor 2024

Forumi i Dubrovnikut: Kroacia do t'i ndihmojë Ukrainës

Forumi i Dubrovnikut: Kroacia do t'i ndihmojë Ukrainës

Zagreb, 8 korrik 2023 (MIA) - Kroacia mund t'i ndihmojë Ukrainës në "më shumë mënyra", ndërsa në mënyrë të veçantë në fushat, për të cilat kemi "përvojë fatkeqe" nga Lufta atdhetare, ndërsa këto janë çminimi dhe çështja për përgjegjësi për krime luftarake, deklaroi kryeministri Andrej Plenkoviq më Forumin e 16-të të Dubrovnikut 2023.

"Planifikojmë ta përfundojmë procesin e çminimit deri në vitin 2026. Do të thotë 35 vite flasim për çminim të territorit që është dukshëm më e vogël nga territori i Ukrainës", theksoi Plenkoviq në hapjen e Forumit në Dubrovnik, në të cilin marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Gordan Jandrokoviq, ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, përfaqësuesi i lartë  për politikë të jashtme dhe të siguisë, Zhoizep Borrell dhe sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq-Buriq.

Përveç Ukrainës, në Forum është diskutuar edhe për domosdoshmërinë e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Plenkoviq tha se Kroacia ka vite që u thotë partnerëve të saj të BE-së se Unioni nuk është mjaftueshëm i përfshirë në rajon, gjë nga e cila do të përfitojnë aktorët e tjerë dhe se situata në këtë drejtim ndryshoi në vitin 2018, kur Bullgaria kryesonte BE-në.

Tajani theksoi se Ballkani Perëndimor është prioritet për qeverinë italiane, duke theksuar se është e nevojshme të mbështetet anëtarësimi i plotë i Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Për Italinë është e rëndësishme që ta ndalojë fluksin e emigrantëve të paligjshëm përmes rrugëve të Mesdheut dhe Ballkanit Perëndimor, ndaj Tajani bëri thirrje për një luftë të përbashkët kundër “kontrabandistëve të njerëzve”.

"Duhet të veprojmë së bashku kundër emigracionit të paligjshëm. Ne duhet t'i ndalojmë kontrabandistët. Italia nuk mund ta bëjë e vetme apo Kroacia e vetme", theksoi Tajani.

Ndërsa Borrell iu referua BE-së si një aktor gjeopolitik, duke theksuar se Unioni “nuk është një aleancë ushtarake, por as një organizatë joqeveritare, e cila vetëm predikon sjellje të mirë dhe sundim të ligjit. Në botën ku jetojmë, shumë nuk kujdesen për rregullat dhe janë të gatshëm të përdorin forcën. Ukraina është shembulli i fundit", theksoi Borrell. mb/

Foto: HINA

QËNDRONI TË LIDHUR