• e enjte, 26 dhjetor 2024

Forcat speciale të Kosovës hynë në manastirin Banjska

Forcat speciale të Kosovës hynë në manastirin Banjska

Prishtinë, 24 shtator 2023 (MIA) - Njësia speciale e Policisë së Kosovës sonte e mori kontrollin ndaj manastirit ortodoks në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ku u strehua grupi i cili sot herët në mëngjes e sulmoi Policinë e Kosovës, duke e vrarë një dhe duke e plagosur një pjesëtar tjetër të Policisë së Kosovës.

Disa mediume në Prishtinë, duke iu referuar burimeve të sigurta në Polici, lajmëruan se në anën e sulmuesve deri më tani ka tre të vrarë dhe katër të arrestuar.

Sipas Prishtinës zyrtare, një grup i armatosur krimkinel, i përbërë prej mbi 30 personave, ishte stacionuar në Manastirin e banjskës në Zveçan dhe ka përdorur edhe objekte të tjera private prej ku e ka sulmuar Policinë e Kosovës.

KFOR-i doli me përgjigje se ndodhet në rrethinë të Banjskës dhe se janë të gatshëm të përgjigjen nëse paraqitet nevoja, duke cekur se Policia e Kosovës është institucioni i parë që është përgjegjës për rastin. ia/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR