• e enjte, 09 prill 2026

Forcat speciale amerikane dislokohen në Lindjen e Mesme

Forcat speciale amerikane dislokohen në Lindjen e Mesme

Uashington, 31 mars 2026 (MIA) – Qindra pjesëtarë të forcave speciale të ushtrisë amerikane kanë arrit në Lindjen e Mesme, bëjnë të ditur mediat amerikane.

Sipas publikimeve nga "Njujork Tajms" dhe "Si-Bi-Es" që thirren në burime ushtarake dhe njerëz të njohur me operacionin, vendosja përfshin anëtarë të "renxherëve", një njësi elitare e forcave tokësore amerikane, si dhe njësi të marinës.

Forcat e sapoardhura i bashkohen mijëra marinsave dhe parashutistëve që tashmë janë vendosur në rajon.

Sipas të njëjtave burime, forcat amerikane mund të jenë të angazhuara në misione për të rihapur Ngushticën e Hormuzit për të marrë kontrollin e qendrës kryesore të eksportit të naftës iraniane në ishullin Harg ose në veprime për të siguruar uranium të pasuruar.

Ditëve të fundit janë shtuar spekulimet në lidhje me një sulm të mundshëm tokësor të SHBA-së ndaj Iranit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp i ka bërë thirrje publikisht Teheranit për një zgjidhje diplomatike të konfliktit të iniciuar nga SHBA-ja dhe Izraeli, duke paralajmëruar mundësinë e një përshkallëzimi të mëtejshëm ushtarak.

foto/U.S. Marine Corps

 

QËNDRONI TË LIDHUR