Forcat ruse të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar gjashtë dronë ukrainas në afërsi të Moskës
- Forcat ruse kanë rrëzuar gjashtë dronë ukrainas në rajonin Kaluga, rreth 180 kilometra në jugperëndim të Moskës, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes, duke shtuar se në sulm nuk ka viktima.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:00, 3 gusht, 2023
Moskë, 3 gusht 2023 (MIA) - Forcat ruse kanë rrëzuar gjashtë dronë ukrainas në rajonin Kaluga, rreth 180 kilometra në jugperëndim të Moskës, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes, duke shtuar se në sulm nuk ka viktima.
“Gjatë natës, forcat ruse parandaluan një përpjekje të regjimit në Kiev për të kryer një sulm terrorist me dronë mbi rajonin e Kalushkës”, thuhet në kumtesë.
Mbrojtja kundërajrore rrëzoi gjashtë dronë.
Siç shtohet, në sulm nuk ka viktima dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.
Foto: Arkivi i MIA-s