• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Forcat ruse përsëri e kan bombarduar Kremençukun

Forcat ruse përsëri e kan bombarduar Kremençukun

Kiev, 27 qershor 2023 (MIA) - Forcat ruse sot e kan bombarduar qytetin e Kremençukut, Ukraina Qendrore, në përvjetorin e parë të sulmit në qendrën tregtare në atë qytet.

Guvernatori i zonës së Poltavas, Dimitro Punjin, deklaroi se edhe pse është goditur ndërtesa e banimit, nuk ka viktima. 

Armiku e ka goditur rajonin Poltava. Gjithashtu edhe si sot para një viti, me raketat Ks-22, ka shkruar ai në profilin e tij në Telegram. 

Të paktën 22 persona u vranë në qendrën tregtare Amstor gjatë një sulmi me raketa ruse në Kremençuk saktësisht një vit më parë. Rusia ka kryer rregullisht sulme ajrore kundër Ukrainës që nga fundi i shkurtit 2022. Në Kremençuk gjendet rafineria ukrainase e naftës, e cila që nga fillimi i luftës në Ukrainë është bombarduar disa herë. 

Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Miahil Podolljak e ka përshkruar sulmin e sotëm si përpjekje për të tërhequr vëmendjen e publikut rus pas rebelimit të ndërprerë të kreut të formacionit ushtarak privat rus "Vagner", Evgenij Prigozhin. qa/shk/

QËNDRONI TË LIDHUR