• e enjte, 18 korrik 2024

Forcat paraushtarake të Sudanit përsëri ranë dakord për një armëpushim 24 orësh

Forcat paraushtarake të Sudanit përsëri ranë dakord për një armëpushim 24 orësh

Kartum, 19 prill 2023 (MIA) - Forcat paraushtarake të Sudanit për mbështetje të shpejtë (RSF) kanë rënë dakord për një armëpushim 24 orësh i cili hyri në fuqi sot në orën 18 sipas orës lokale (16 pasdite sipas Griniçit) pas disa ditë luftimesh të përgjakshme me armatën që nga e shtuna, raportojnë mediat britanike.

“E konfirmojmë angazhimin tonë për një armëpushim të plotë dhe shpresojmë që pala tjetër të fillojë të respektojë armëpushimin nga koha e caktuar”, shtoi RSF.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse edhe ushtria sudaneze do të pajtohet të respektojë armëpushimin, sepse dje të dyja palët në konflikt njoftuan se kishin dakorduar armëpushim 24 orësh, por sipas mediave britanike edhe më tej ka pasur luftime të ashpra pas fillimit të armëpushimit. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR