• e enjte, 26 dhjetor 2024

Forcat izraelite vranë një palestineze e cila sulmoi me thikë një ushtar

Forcat izraelite vranë një palestineze e cila sulmoi me thikë një ushtar

Rramallah, 4 maj 2023 (MIA) - Forcat izraelite sot vranë një palestineze në Bregun e okupuar perëndimor, pasi që ajo theri një ushtar.

Ministria palestineze e Shëndetësisë kumtoi se Iman Odeh (26) u vra nga ushtarët të cilët e qëlluan me plumb në krahëror, në Huvara, në jug të Nablusit.

Armata izraelite kumtoi se palestinezja ishte "neutralizuar" pasi që theri një ushtar dhe e lëndoi lehtë atë.

Në Huvara në shkurt dhjetëra kolonë hebrenj krijuan trazira, ndërsa atëherë rreth 350 palestinezë u lënduan, derisa dhjetëra shtëpi dhe automjete u dogjën si hakmarrje për vrasjen e dy kolonëve hebrenj.

Vrasjes së sotme të palestinezes i parapriu sulmi i ushtrisë izraelite në Nablus në të cilin u vranë tre palestinezë, të akuzuar për vrasjen e një izraeliteje dhe dy vajzave të saj në sulmin në Bregun perëndimor, në muajin prill. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR