• e enjte, 26 dhjetor 2024

Forcat izraelite vazhdojnë me bombardimin në Rripin e Gazës

Forcat izraelite vazhdojnë me bombardimin në Rripin e Gazës

Tel Aviv, 12 tetor 2023 (MIA) - Ushtria izraelite vazhdon me bombardimet në Rripin e Gazës si përgjigje e sulmeve të koordinuara të grupit islamist Hamas.

Forcat mbrojtëse izraelite sot në Telegram publikuan se për momentin në vijim është një sulm i madh ndaj caqeve të lidhura me Hamasin në Rripin e Gazës.

Izraeli ishte i befasuar nga sulmi i madh i militantëve të Hamasit nga Rripi i Gazës të shtunën dhe ktheu me sulme ajrore masive në territor. Më shumë se një mijë persona humbën jetën në çdo anë, ndërsa shumica e të vdekurve ishin civilë.

Izraeli mblodhi rreth 300 mijë ushtarë rezervë dhe automjete të blinduara në kufirin me Rripin e Gazës.

Ofensiva tokësore do të fillojë ndaj Gazës "kur është më e përshtatshme për qëllimet tona", tha zëdhënësi i forcave mbrojtëse izraelite Xhonatan Konrikus në brifingun e ditës të emituar në "X".

Ai shtoi se shpreson që të enjten do të jetë më qetë, sepse, siç tha, "ne kemi një rrugë të gjatë dhe shumë, shumë të rrezikshme përpara nesh".

"Qëllimi i ushtrisë izraelite ishte të arrijë në Hamas në rrjetin e tij të tuneleve dhe bunkerëve nën Rripin e Gazës me popullsi të dendur", tha Konrikus. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR