• e enjte, 26 dhjetor 2024

Forcat izraelite sulmuan në Kan Junis në pjesën jugore të Rripit të Gazës, të stërmbushura spitalet në qytet

Forcat izraelite sulmuan në Kan Junis në pjesën jugore të Rripit të Gazës, të stërmbushura spitalet në qytet

Gazë, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Forcat izraelite sot filluan sulm mbi kryeqytetin e pjesës jugore të Rripit të Gazës, ku banorët njoftuan se spitalet janë të stërmbushura me shumë të plagosur dhe të vdekur.

Në,sipas gjitha gjasave, sulmin më të madh tokësor nga përfundimi i armëpushimit javën e kaluar, banorët thonë se tanket izraelite për herë të parë kynë hyrë në pjesët lindore të qytetit Kan Junis, duke kaluar nga ana izraelite në kufi dhe duke përparuar drejt perëndimit. Disa nga forcat izraelite kanë ndërmarrë pozicione në qytetin Bani Suhaila në periferinë lindore të Kan Junisit, përderisa të tjerë përparuan dhe u shpërndanë në periferinë e kompleksit banesor Hamad Siti, i financuar nga Katari, transmeton BTA.

Izraelitët, të cilët muajin e kaluar e morën pjesë veriore të enklavës palestineze para se ta ndalin përparimin drejt jugut për shkak të armëpushimit njëjavor, thonë se tani e zgjerojnë fushatën e tyre tokësore ushtarake në pjesën tjetër të territorit bregdetar që ta përmbushin qëllimin e tyre për eliminimin e liderëve të grupit "Hamas", shkruajnë mediat perëndimore.

"Tani vazhdojmë me fazën e dytë. Faza e dytë e cila do të jetë e vështirë nga pikëpamja ushtarake", tha zëdhënësi qeveritar Ajllon Levi në brifing me gazetarët. Izraeli është i hapur për 'përgjigje konstruktive" për uljen e dëmit civil, derisa këshilli është në përputhje me qëllimin për shkatërrimin e Hamasit", shtoi ai.

Në spitalin kryesor Kan Junis Naser, viktimat arritën sot me vetura të ambulancave, automobilë, kamionë dhe karroca, pas asaj që të mbijeturit e përshkruan si sulm të kryer mbi shkollë që janë shfrytëzuar si strehë për palestinezët e zhvendosur.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, Ashraf al-Kudra, deklaroi se të paktën 43 trupa të të vdekurve sot në mëngjes tashmë janë sjellë në spitalin Naser, ndërsa besohet se dhjetëra të tjerë janë bllokuar nën rrënoja ose në vende të cilat nuk janë të sigurta për veturat e ndihmës së shpejtë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë njoftoi se të paktën 15.900 palestinezë, 70 për qind e tyre janë gra ose të mitur, janë vrarë në sulmet ajrore ndaj enklavës palestineze, të cilën e kontrollon Hamasi, në shtatë javët e konfliktit. Ministria precizon se më shumë se 250 punonjës mediatikë shëndetësorë janë vrarë në Rripin e Gazës nga fillimi i luftës.

Sot ministrja e Shëndetësisë e autoriteteve palestineze, Mej Al-Kaila, gjatë konferencës për media në Ramallah deklaroi se nga fillimi i konfliktit në territorin e Bregut Perëndimor deri më tani kanë humbur jetën 260 persona, ndërsa 3.200 janë plagosur. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR