• e premte, 27 dhjetor 2024

Forcat izraelite konfirmuan 200 sulme ajrore ndaj caqeve të Hamasit

Forcat izraelite konfirmuan 200 sulme ajrore ndaj caqeve të Hamasit

Jerusalem, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Forcat izraelite mbrojtëse (ID) sot kumtuan se gjatë natës kanë kryer sulme ajrore ndaj rreth 200 caqeve të Hamasit në Rripin e Gazës, duke cekur se edhe forcat tokësore izraelite i vazhdojnë operacionet e veta në këtë enklavë.

Në kumtesë, ID thekson se brigada Negev e ka shkatërruar infrastrukturën e Hamasit në shkollën në Beit Hanun në pjesën veriore të Gazës, që operativët e Hamasit e shfrytëzonin për t'i sulmuar ushtarët izraelitë, transmeton Tajms of Izrael.

Në kompleksin shkollor ushtarët gjetën armë të ndryshme dhe dy hyrje në tunele, në njërën prej të cilave ishte vendosur mjet shpërthyes.

ID kumtoi se gjatë natës forcat tokësore izraelite shkatërruan automjete me raketa dhe minahedhës për operativët e Hamasit, pozicione për lansim të raketave antitank, grupe operative të Hamasit dhe depo të afërta për armë. Në kumtesë ceket edhe se marina izraelite ka kryer sulme edhe gjatë natës, duke i qëlluar pikat vëzhguese të Hamasit dhe infrastrukturë tjetër prëgjatë bregut të Gazës. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR