• e enjte, 26 dhjetor 2024

Forcat izraelite hynë në spitalin në Kan Junis

Forcat izraelite hynë në spitalin në Kan Junis

Gazë, 9 shkurt 2024 (MIA) - Forcat izraelite sot hynë në spitalin në Kan Junis, qyteti më i madh në jug të Rripit të Gazës, të cilin e rrethuan me javë, kumtoi Gjysmëhëna e Kuqe palestineze.

Ceket se "forcat okupuese hynë në spitalin Al-Amal dhe filluan ta kontrollojnë" dhe se Gjysmëhëna e Kuqe pati vështirësi të komunikojë me ekipet e veta në spital.

Spitali Al-Amal është në qendër të konfliktit mes forcave izraelite dhe luftëtarëve të hamasit, i cili është në pushtet në Gazë që prej vitit 2007.

Gjysmëhëna e Kuqe dje njoftoi për "granatim të fuqishëm dhe të shtëna" rreth spitalit.

Organizata joqeveritare për ndihmë mjekësore bën thirrje të mbrojet institucioni dhe të mundësohet vazhdimi i furnizimit, duke cekur se nuk ka mjaft oksigjen, barëra dhe derivate për gjeneratorët e rrymës në spital.

Gjysmëhëna e Kuqe këtë javë kumtoi se 8.000 njerëz janë evakuuar, të cilët u strehuan në spitalin Al-Amal dhe reth zyreve të tij të afërta lokale.

Rreth 40 persina të zhvendosur, 80 pacientë dhe 100 të punësuar mbetën në spital pas evakuimit.

Edhe pse teorikisht kanë mbrojtje të posaçme sipas ligjit të luftës, spitalet janë janë caqe të armatës izraelite në luftën që filloi në tetor.

Në Gazë tashmë nuk ka asnjë spital që funksionon normalisht, kumtoi të mërkurën KB-ja. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR