• e shtunë, 23 nëntor 2024

Forcat iraniane të sigurisë janë vendosur në universitete

Forcat iraniane të sigurisë janë vendosur në universitete
Teheran, 5 tetor 2022 (MIA) – Forcat iraniane të sigurisë janë vendosur në universitetet e disa qyteteve, në përpjekje për të shuar protestat dyjavore të shkaktuara nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini në hapësirat e Policisë morale. Dëshmitarët okularë thonë se policia është e vendosur pikërisht në vendet ku shpërtheu kryengritja- në qytetet Urmia, Tabriz, Rasht dhe Teheran dhe veçanërisht rreth universiteteve që kanë qenë në qendër të protestave ditët e fundit, raportojnë mediat britanike. "Ka shumë forca sigurie rreth Universitetit të Teheranit, madje kam frikë të largohem nga kampusi, sepse ka shumë furgona policie që presin jashtë për të arrestuar studentët", tha një student në Teheran. Në videot e postuara në mediat sociale, vajzat e shkollave të mesme në Teheran mund të shihen duke hequr shamitë e tyre dhe duke brohoritur "vdekje Hmnei" (udhëheqësi suprem fetar i Iranit). Trazirat kombëtare të shkaktuara nga vdekja e Amini janë bërë sfida më e madhe për liderët e Iranit në vite, me protestuesit që bëjnë thirrje për rënien e Republikës Islamike, të themeluar në 1979. Grupet për të drejtat e njeriut thonë se mijëra iranianë janë arrestuar dhe qindra janë plagosur në goditjen nga forcat e sigurisë, duke përfshirë milicinë Basixh, një organizatë militante vullnetare e lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR