• e enjte, 26 dhjetor 2024

Forcat amerikane sulmuan caqe të kryengritësve jemenas, huthë

Forcat amerikane sulmuan caqe të kryengritësve jemenas, huthë

Uashington, 15 qershor 2024 (MIA) - Komanda qendrore e SHBA-së (CENTKOM) sot kumtoi se forcat amerikane shkatërruan shtatë radarë të kryengritësve jemenas, huthë, një fluturake pa pilot dhe dy fluturake sipërfaqësore detare në Jemen në 24 orët e fundit.

Përgjigja amerikane pasoi pas sulmit ndaj anijes ngarkuese greke Tutor, që lundronte nën flamurin e Liberisë, ndërsa transportonte thëngjill. Nga anija e dëmtuar gjatë sulmit të huthëve është evakuuar edhe ekuipazhi. Anija lundron pa cak nëpër Detin e Kuq, ndërkaq vazhdon gjurmimi për marinarin e zhdukur, kumtuam autoritetet filipinase dhe Operacionet detare tregtare të Britanisë së Madhe.

"Ekziston plan për fillimin e operacionit për shpëtim të anijes Tutor, e cila transportonte th[ngjill në flamurin e Liberisë. Ekuipazhi i anijes përbëhej nga 22 filipinas, prej të cilëve 21 janë shpëtuar, ndërsa akoma po gjurmohet për një marinar", deklaroi ministri filipinas për punëtorë emigrantë, Hans Leo Kakdak.

Sulmi ndaj anijes në pronësi greke ndodhi më 12 qershor në afërsi të portit jemenas Hideida. Ky është sulmi i tretë i huthëve ndaj anijes së drejtuar nga marinarët filipinas nga viti i kaluar, me ç'rast dy marinarë filipinas u vranë, ndërsa 17 akoma janë të robëruar.

Huthët e ndërmorën përgjegjësinë për sulmin ndaj anijes Tutor. Nga nëntori huthët përdorin fluturake pa pilot dhe predha për t'i sulmuar anijet në Detin e Kuq, në ngushticën Bab al-Mandab dhe në Gjirin e Adenit, në shenjë solidariteti me palestinezët në Rripin e Gazës. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR